Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar mbi 20.618 qytetarë, përcjell albinfo.ch.
Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
Sipas statistikave të institucioneve botërore të shëndetësisë, Kosova mund të arrijë shifrën prej 70% të popullatës së vaksinuar më shpejt sesa vendet e rajonit, saktësisht për 121 ditët e ardhshme (nga para dy dite), nëse procesi i vaksinimit ecën siç po shkon tani.
Në anën tjetër, 570 mijë e 579 banorë e kanë pranuar të paktën njërën dozë, çka nëse mblidhen bashkë, atëherë shihet se deri më tani nga dita e parë e dhënies së vaksinave janë shpërndarë 862 mijë e 224 sosh në total.