Shumë shtete evropiane janë prekur nga stuhitë, ku kishte përmbytje, duke lënë qindra të vdekur dhe qindra të zhdukur.
Vendi më i prekur pa dyshim mbetet Gjermania, ku deri më tani raporton për 156 viktima, shkruan albinfo.ch.
Në Belgjikë po ashtu është raportuar për 27 viktima dhe 20 persona të humbur. Përmbytje kishte edhe në Zvicër, Holandë, Luksemburg e Austri.
Edhe në Turqi u raportuan gjashtë viktima. Po ashtu shumë shtete evropiane po përballen me ‘mot të lig’, që pritet të përmirësohet javën e ardhshme.