Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” tashmë është i gatshëm për sezonin veror, raporton albinfo.ch.
Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi, ka thënë se janë të gatshëm të presin fluksin e udhëtarëve gjatë këtij sezoni dhe se mbesin të përkushtuar për të ofruar shërbime kualitative.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për sezonin veror, me ç’rast ka bërë investime në pajisje dhe në personel. Jemi më se të gatshëm për të pritur fluksin e udhëtarëve gjatë këtij sezoni dhe mbesim të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve kualitative, duke pasur gjithmonë prioritet sigurinë dhe kënaqshmërinë e udhëtarëve tanë”, tha Gashi për albinfo.ch.