Gjatë javës së parë të këtij muaji është shënuar 18.7% rritje e pasagjerëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Indeksonline.
Aeroporti ka mirëpritur një mesatare prej 11.420 udhëtarësh në ditë, ose gjithsej 79.937 pasagjerë në 521 fluturime midis datave 1 dhe 7 gusht.
Ndërsa gjatë 7 muajve të këtij viti aeroportin e Prishtinës e kanë shfrytëzuar 1.338.994 udhëtarë. /Indeksonline/