Në vitin që lamë pas, kur ndodhi edhe liberalizimi i vizave, numri i fluturimeve me aeroplan të realizuara ishte 13,001, ose 15.8 për qind më shumë se në vitin 2023.
ASK njofton se numri i udhëtarëve në vitin 2024 ishte 4,077,482, ose 19.2 për qind më shumë sesa në vitin 2023.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2024, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 68,000, ose 3.2 për qind më pak sesa në periudhën e kaluar (viti 2023).
Ndërsa, sasia e mallrave të transportuara me tren ishte 92,426 tonë.
Nga ASK-ja bëjnë të ditur se në vitin 2024, në Kosovë janë regjistruar 518,861 mjete motorike dhe jo motorike, duke shënuar një rritje prej 12.7 për qind krahasuar me vitin 2023.