Aeroporti i Prishtinës vazhdon të ketë numër të madh të udhëtarëve që po kthehen në vendet e punës në shtetet e Evropës dhe më gjerë, transmeton albinfo.ch.
Shumë qytetarë janë të pakënaqur me menaxhimin dhe organizimin e aeroportit.
Qytetarët thonë se momentalisht ka me qindra njerëz brenda aeroportit dhe se aty është një “bombë e kurdisur” e virusit SARS-CoV-2.
“Hyrja në aeroport është plot, para një ore kanë qenë diku rreth 500 veta brenda. Tash paramendojeni se çka do të ndodhë nëse veç një ose dy prej tyre e kanë virusin”, shprehet një qytetar për mediat e Kosovës.