Nga 01 janar e deri më 31 gusht, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” festoi numrin 2.000.000 pasagjerë që zgjodhën udhëtimin përmes këtij aeroporti, shkruan Albinfo.ch.
Ky vit është rekord i udhëtimeve përmes linajve ajrore.
Malli i vendlindjes, familjes dhe rrethit shoqëror ka ndikuar që të thyhet për herë të parë rokordi i ardhjave të mërgimtarëve përmes aeroportit të Prishtinës.
Në tre vjetët e fundit mërgimtarët nga Zvicra përbëjnë numrin më të madhë të ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa.
Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitet 2020, 2021 dhe në tetëmujorin e vitit 2022, mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i madh i ardhjeve në Kosovë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. /Albinfo.ch