Aeroporti i Cyrihut është shpallur më i miri në Evropë për të 18-in vit radhazi, transmeton albinfo.ch.
Që nga viti 2004, asnjë aeroport tjetër nuk ka marrë çmimin World Travel Award për aeroportin më të mirë në Evropë.
Aeroporti i Cyrihut fitoi çmimin për kënaqësinë e klientëve, cilësinë e shërbimeve dhe produkteve, transmeton albinfo.ch.
“Në këto kohë të vështira, veçanërisht çmimi është një nder i madh për ne. Është njohje për bashkëpunimin e shkëlqyer mes të gjithë partnerëve tanë të aeroportit dhe përkushtimin e madh të të gjithëve që punojnë në aeroportin e Cyrihut”, tha CEO i aeroportit, Stephan Widrig.
Kostoja e jetesës në Zvicër: Si të kurseni para nëse jetoni në Cyrih
Aeroporti i Cyrihut është vetëm 11 minuta nga qendra e qytetit dhe tashmë ka arritur një reduktim prej 50 për qind në emetimet e karbonit, në përputhje me objektivat klimatike të Zvicrës për vitin 2030.
Gjithashtu u theksuan masat e shëndetit dhe sigurisë së aeroportit gjatë pandemisë Covid. /Albinfo.ch