Aeroporti i Cyrihut duket se po kalon një situatë vërtet dramatike. Numri i pasagjerëve dhe sasia e transportit të mallrave që ka kaluar gjatë marsit nëpër aeroportin më të madh të Zvicrës janë zvogëluar ndjeshëm.
Ky aeroport po heq pasoja të rënda nga efektet e krizës së koronavirusit, shkruan blick.ch. Numri i pasagjerëve në muajin mars të këtij viti ka rënë për 63.2 për qind në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë, 890.134 udhëtarë kanë fluturuar gjatë muajit mars përmes Aeroportit të Cyrihut.
Edhe numri i fluturimeve ka rënë gjithashtu shumë, transmeton albinfo.ch. Ai është vetëm 49.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shfrytëzimi i vendeve është ulur për 19 për qind, në 56.5 përqind.
Gjatë marsit, në Aeroportin e Cyrihut janë përpunuar 25.491 tonelata mallrash ose 39.6 për qind më pak se në marsin e vitit të kaluar.