CEO i aeroportit, Lee Seow Hiang, tha se ky çmim vjen në një kohë transformimi për aeroportin.
Aeroporti menaxhon 5000 fluturime dhe nisje brenda javës, me 80 linja ndërkombëtare ajrore. Këtë muaj “Changi” mori një grant prej 234 mln dollarësh për zgjerimin e Terminalit 1, raporton ‘CNN”.
Çmimi i “Sky Trax” bazohet në 13 milionë anketa të plotësuara nga klientë të fluturimeve ndërkombëtare, nga 112 kombësi.
10 aeroportet më të mira në botë:
1. Aeroporti “Changi” Singapor
2. Aeroporti Ndërkombëtar “Incheon”
3. Aeroporti i Mynihut
4. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong-Kongut
5. Aeroporti Ndërkombëtar i Tokios
6. Aeroporti i Zyrihut
7. Aeroporti Qendror i Tokios
8. Aeroporti “Heathrow” i Londrës
9. Aeroporti “Schiphol” i Amsterdamit
10 . Aeroporti i Ndërkombëtar i Pekinit