Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka filluar dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative, transmeton IndeksOnline.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, përmes një statusi në Facebook.
Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjeve ajrore dhe tokësore nga disa vende që kanë shkallë të lartë të rrezikshmërisë nga coronavirusi dhe me shkallë të mesme.