Kjo shifër ka shënuar rritje prej 8 për qind në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, raportojnë mediet në Shkup.
Drejtuesit e kompanisë turke TAV që po menaxhon aeroportin bën të ditur se numri i udhëtarëve është regjistruar nga 31 dhjetori deri më 2 janar, ku vetëm në Aeroportin e Shkupit ka pasur 5458 udhëtarë dhe 643 në Aeroportin e Ohrit.
Frekuentimi më i madh i udhëtarëve ka qenë në ditën e parë të vitit 2012, kur janë regjistruar mbi 2200 udhëtarë dhe 345 në Aeroportin e Ohrit.