Tre persona u arrestuan në Këln, pasi një avion i kompanisë me kosto të ulët Easy Jet ka bërë ulje emergjente derisa fluturonte nga Lubjana për në Londër.
Piloti vendosi të ulej në aeroportin e Këlnit, pasi pasagjerët kanë informuar ekuipazhin se tre burra kanë “folur në lidhje me terrorizmin.”
Për shkak të incidentit, u pezulluan fluturimet nga ai aeroport për dy orë, natën e fundit. Dhjetë aeroplanë u drejtuan për në aeroporte të tjera, dhe 20 avionë u vonuan, transmeton albinfo.ch.
Menjëherë pas uljes, policia dhe forcat speciale rrethuan avionin, pasagjerët u nxorën nga avioni me procedurë emergjente, dhe policia hyri në kabinë.
Të gjithë pasagjerët u morën në pyetje më vonë, por avioni u largua nga aeroporti, larg nga ndërtesa e aeroportit. Ndërsa pasagjerët u transferuan në një hotel, pasi fluturimi i tyre u anulua. Avioni kishte 151 pasagjerë në bord.