Një dëshmitar kishte filmuar incidentin e ikjes së aeroplanit nga era e fortë që solli uragani “Xaver” në Evropë.
Boeingu 737-900ER të shtunën kishte fluturuar nga Stambolli për në Malaga. Aeroplani në aterrim në aeroportin në Malaga duhej sërish të fluturonte në lartësi duke i shpëtuar për mrekulli katastrofës.
Aeroplani i ishte afruar pistës në qytetin jugor spanjoll, por posa e vërejti një problem teknik piloti ka reaguar me kohë, duke e ngritur sërish aeroplanin, raporton agjencia e lajmeve turke DHA. Pak më vonë, aeroplani kishte aterruar sigurt në Spanjë.