Piloti i një aeroplani të forcave ushtarake amerikane “McConnell Air Force Base” në shtetin amerikan të Kansasit , ka “huqur” për 20 kilometra pistën duke zbarkuar në një aeroport në provincën Kolonel James Jabara pranë qytetit të Wichita në shtetin amerikan të Kansasit .
Problemi është se aeroplani nuk mund të fluturojë përsëri. Aeroplanit «Dreamlifter» i duhet pista me një gjatësi të paktën prej 2.8 kilometra. Siç raporton kanali televiziv “CNN” pista në Wichita është vetëm rreth 2 kilometra e gjatë .
Ndërkohë Autoritetet e Aviacionit Civil “FAA “në SHBA janë duke hetuar incidentin në Kansas .
Aeroplani ” «Dreamlifter» ” është një Boeing 747-400 . Bëhet fjalë për aeroplanin më të madh mallrash në botë . Në mbarë botën ka vetëm katër të tillë “Boeing” .