Sërish probleme me aeroplanët A220 të komopanisë ajrore zvicerane Swiss. Pas një serie të avarive që kanë pasur javëve të kaluara dhe pas tërheqjes për ritestim javën e kaluar të 29 aeroplanëve të këtij tipi (A220), një aeroplan i tillë shkaktoi edhe një kokëçarje. Kësaj radhe jo për probleme në motor, por për alarmuesit e ngrohtësisë, shkruan “24 Heures”.
Një aeroplan i nisur nga Gjeneva për në destinacionin e njohur turistik Mallorca, me 20 pasagjerë në bord, ishte ngritur nga Aeroporti i Gjenevës të enjten (dje) në orën 19.08, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë ai u detyrua të kthehej në Gjenevë, ku aterroi rreth orës 20.25.
Një zëdhënëse e kompanisë Swiss ka thënë për mediat se stafi kishte vendosur kthimin mbrapa, pasi që Swis “nuk ka mekanik të punësuar në Mallorca”.
Siç është shkruar tashmë edhe në albinfo.ch, javën e kaluar, si rezultat i tërheqjes së 29 fluturakeve të përmendura ishin anuluar 100 fluturime, ndërsa nga kjo ishin prekur rreth 10.000 pasagjerë të Swiss-it.