Austria dhe nëntë vende të Evropës dhe të Ballkanit Lindor kanë bërë thirrje për miratimin e deklarimit të BE-së që lejon përdorimin e avionëve ushtarakë në deportimin e emigrantëve, të cilët nuk kanë asnjë shans për azil ose kërkesat e të cilëve për status të tillë ishin mohuar, përcjell albinfo.ch.
Mediat austriake kanë raportuar se një kërkesë e tillë është adresuar nëpërmes një letre Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, të nënshkruar nga ministri austriak i Mbrojtjes, Hans-Peter Doskocil, në emër të Austrisë dhe vendeve të tjera.
Nuk është e qartë se sa vende të tjera e kanë nënshkruar propozimin.
Në letër thuhet se kjo çështje duhet të vendoset në rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të krerëve të diplomacive të BE-së, e cila do të mbahet më 19 prill në Luksemburg.