Adoleshenca tani zgjat nga mosha dhjetë deri në 24 vjeç, edhe pse deri tani mendohej se përfundonte me 19 vjet, kanë thënë shkencëtarët.
Vazhdimi i shkollimit për më gjatë si dhe shtyrja e martesave, kanë shtyrë prapa edhe perceptimet se kur nis mosha madhore.
Ndryshimi i definicionit është vital për të siguruar edhe nëse ligjet janë në rregull, kanë shkruar shkencëtarët në një opinion për “Lancet Child & Adolescent Health”, raporton BBC.
Ata janë bazuar edhe në ndryshimet që pësojnë trupat e njerëzve pas moshës 20-vjeçare. Truri vazhdon të forcohet, duke u bërë më i shpejtë dhe më efikas. Dhëmbët e shumë njerëzve nuk kompletohen deri në 25-vjet, transmeton Albinfo.ch.
Autorja udhëheqëse, prof. Susan Sawyer, ka shkruar se “Pavarësisht se shumica e privilegjeve ligjore nisin në moshën 18-vjeçare, përshtatja me rolet dhe përgjegjësitë e të rriturve në përgjithësi ndodhin më vonë”.
Ajo ka shtuar se martesat, bërja prindër dhe pavarësia ekonomike nënkupton më saktësisht se deri kur duhet të zgjatet adoleshenca.