Futbollisti shiptaro-zviceran me origjinë nga Maqedonia, Admir Memeti, e bën një gjest human, duke treguar zemërgjerësinë e tij. Ai ka financuar ndërtimin e një shtëpie të re për familjen gjashtë anëtarëshe Mustafi nga fshati Padalishtë e Gostivarit. Familja Mustafi tash e sa vjet jeton në një shtëpi, e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë
Sipas mediave lokale në Tetovë, futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Memedi, me mjete vetjake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpinë e re të kësaj familjeje.
Objekti është gati, ndërsa familja Mustafi do të vendosen aty para dimrit. Familja Mustafi ka falënderuar familjen dhe vetë Admir Memetin që ua rikthejnë shpresën e jetës.