Në këtë ndeshje ka treguar performancë superiore futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi.
Lojtari kyç i ekipit, Mehmedi e ka shënuar golin e katër për skuadrën në minutën e 67, kurse Adrian Nikci e ka shënuar golin përfundimtar të takimit.
Mehmedi ka thënë në një intervistë për portalin 20min, se fitorja e thellë është diçka e veçantë por nuk ka rëndësi nëse ekipi i tij nuk ia arrin qëllimin.
Mehmedi po tregon gjithnjë e më shumë lojë cilësore. Ai ka shënuar 4 gola në gjashtë ndeshje..
Cyrihi mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, por fitorja do t’i shërbejë si movitim i mirë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munchen.