Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, ia ka siguruar të martën një pikë të rëndësishme ekipit të tij, Bayern Leverkusen, kundër Romës së Italisë. Ai shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për të barazuar rezultatin 4-4.
Kjo ndeshje, e cila ishte më e bukura e xhiros së tretë të Ligës së Kampioneve, solli shumë spektakël dhe emocion për publikun. Në fillim ishte Bayern Leverkusen që me sulmuesin Hernando Chicharito shënoi dy gola, më pas radha i erdhi bombardimeve romake, të cilët me dygolëshin e De Rosit barazuan rezultatin dhe kështu të dy ekipet mbyllen pjesën e parë.
Romakët vazhduan sulmin edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy gola të tjerë, një nga Pjanic dhe tjetri nga Flaque. Dhe, kur loja ishte duke shkuar kah minutat e fundit, shpirti luftarak gjerman tregoi se loja nuk përfundon deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit. Në minutën e 84 për Leverkusen shënon Kampl, për të vazhduar dy minuta më vonë edhe me golin tjetër të shënuar nga reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi.
Pas këtij barazimi, Leverkusen ruan pozitën e dytë më 4 pikë, ndërsa Roma mbetët në vendin e fundit me 2 pikë.