Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi, i cili luan për Zvicrën, i ka dhënë fund beqarisë.
Ceremonia martesore është zhvilluar në qytetin e lindjes në Gostivar.
Edhe bashkëshortja e Admir Mehmeditm Sevdija vjen nga Gostivari.
Në fotografitë e postuara nëpër rrjetet sociale, të ftuar në dasmën e tij kanë qenë shumë persona, përfshirë reperin e njohur Noizy, futbollistin Pajtim Kasami, frizerin me origjinë shqiptare Ludo Lee, aktorët Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari etj..
Edhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, ka vendosur që të martohet, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Francë.
Dasma e Mustafit është caktuar një javë më vonë (24 korrik) .

