Mërgimtarët deri në fund të gushtit mund t’u drejtohen sporteleve të Ministrisë së Brendshme në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Kumanovë, Manastir, etj. prej ora 08:30 deri 20:00 për t’i nxjerrë dokumentet personale!
Siç raportojnë mediat e Shkupit, këtë vit shërbimet civile në Tetovë tani më po realizohen në objektet e renovuara, përcjell albinfo.ch.
Njëkohësisht, për shkak të rritjes së vëllimit të punës, ndërsa me qëllim që të ndihmohen qytetarët gjatë parashtrimit të kërkesave për dhënien e patentave ndërkombëtare, të dhëna për verifikimin e sanksioneve shkelëse “ndalimi për drejtimin e automjeteve” në patentën e shoferit të parashtruesit do të mund të sigurohet edhe në njësitë rajonale të Sektorit për punë civile dhe te personat e autorizuar për kryerjen e kontrollit teknik, ku ka punonjës nga ministria, citojnë nga MPB-ja.