Këngëtarja e famshme kosovare, Adelina Ismaili ka lançuar këngën e saj më të re, “Ku ma ke”.
Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me kompozitorin e mirënjohur nga Shqipëria, Ardit Gjebrea, i cili është kujdesur për muzikën dhe tekstin.
Kënga e Adelinës mund të jetë një hit i ri veror sidomos për faktin se peizazhet e klipit janë gjiruar kryesisht me pamje të nxehta verore në qytetin bregdetar të Vlorës.
Klipi është realizuar nga “Iliada Entertainment” në bashkëpunim me “Pik Studio”.