Amir Abrashi, futbollisti shqiptar i Freiburgut, ka fituar me skuadrën e tij ndaj Milot Rashicës dhe Werder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesligën gjermane.
Skuadra e Freiburgut fitoi 1:0 me golin e Petersenit nga penaltia, transmeton Albinfo.ch.
Teksa Abrashi luajti për 90 minuta, Rashica u largua pas 74 minutash lojë.
Abrashi u ndëshkua me karton të verdhë në këtë ndeshje.