Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar si rikthim të LDK-së procesin zgjedhor të së dielës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka thënë partia e tij 17 tetorin do ta kujtojë me krenari, siç i kujton zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit si mësim.
“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë. Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtet i madh”, ka thënë ai.
Kreu i LDK-së u shpreh se LDK-ja nuk është në pozitën të festojë, por do të punojë për raundin e ri.