Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se e sheh shumë të vështirë çështjen e konsensusit politik në këtë moment brenda partive politike shqiptare.
Pasi u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ai ka thënë se nuk ka ndonjë kandidat specifik i cili u është prezantuar, teksa deklaroi se do t’i kthehet grupit parlamentar të LDK-së për të raportuar lidhur me diskutimet.
“E shoh të vështirë konsensusin, nuk ka ndonjë emër që na është prezantuar, e as nuk na është kërkuar vota për ndonjë emër specifik. LDK-ja me 15 deputetë nuk mund të caktojë emër e as të nominojë dikë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai u shpreh se do duhej të kishte unitet popullor lidhur me këtë çështje ndërsa tha se për garë nuk beson që ka zgjidhje dhe sipas tij nëse PDK-ja dhe VV-ja vendosin për garë atëherë shkohet në zgjedhje.