Vendi alpin ka rënë nga 20 vendet e para për herë të parë në një renditje prej më shumë se 100 vendeve të publikuar të martën nga kompania private e arsimit dhe trajnimit gjuhësor EF.
Por, ende shënon një notë “të mirë”.
Zvicra është tejkaluar nga vende si Kenia, Bullgaria, Greqia, Estonia dhe Sllovakia, thotë EF (Education First), sipas të cilit më të mirët në këtë fushë janë holandezët, austriakët dhe danezët.
Sondazhi merr parasysh vendet ku anglishtja nuk është gjuha zyrtare. Që nga edicioni i parë i sondazhit tetë vjet më parë, Zvicra ka ruajtur gjithmonë një nivel të mirë, duke arritur në pozitën e 11-të në vitin 2011 dhe kurrë – deri në këtë vit – duke rënë nën pozitën e 19-të, përcjell albinfo.ch.