Nëse shtyhet privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, duket se nuk paraqet problem për Qeverinë e Kosovës.
Fondi i Privatizimit, një pjesë e të cilit kthehet sivjet direkt në buxhet, shihet si mundësi e mirë për financimin e deficitit buxhetor dhe mbulimit të faturave për autostradën, shkruan Express, duke cituar deputetë të Kuvendit dhe burime brenda komisioneve parlamentare.
Miratimi i Ligjit për AKP-në, që lejon kthimin e parave nga Fondi i Privatizimit, sipas tyre ka krijuar edhe rehati te qeveritarët, sa që i ka bërë të mos e shohin PTK-në si të vetmin burim për mbulimin e deficitit.
Parashikohet që deri në fund të këtij viti deficiti buxhetor të arrijë në 300 milionë euro.