A është skijimi tani një sport ekskluziv?
Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë dyshonin – skijimi është i lidhur fort me të ardhurat.
Sipas “Swiss Sport 2020”, vetëm 18 përqind e familjeve me të ardhura të ulëta shkojnë në ski, krahasuar me më shumë se gjysmën e familjeve me të ardhura të larta.
Në rajonet frëngjishtfolëse, hendeku është edhe më i gjerë, transmeton albinfo.ch.
Historiani i sportit Gregory Quin i tha Tribune de Genève se skijimi është sporti më i ndikuar nga paratë – madje edhe më shumë se golfi.
Maria, 30 vjeç, u rrit në Lozanë dhe nuk bëri kurrë ski. Ajo thotë se e kuptoi vetëm si adoleshente se ishte ajo që përjashtohej.
Pavarësisht kësaj, skijimi mbetet një simbol kombëtar – por ndryshimi i klimës dhe kostot në rritje po e bëjnë aksesin edhe më të vështirë për shumë njerëz.