Mega-hiti “Wham! Last Christmas” këtë dhjetor mbush 40 vjet që nga dita e publikimit, shkruan albinfo
Videoja virale, e filmuar në Saas-Fee (Valais, Zvicër), ka afro 1 miliard shikime në versione të ndryshme të ngarkuara në YouTube. Kënga “Last Christmas” arriti numrin 1 në Listat e këngëve të Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor 2023.
Për të festuar 40 vjetorin e kësaj video dhe kënge legjendare, destinacioni i pushimeve Saas-Fee/Saastal, së bashku me të gjithë partnerët e përfshirë, do të presë aktivitete me temë Wham!.