??̈???? është një markë e famshme zvicerane për këpucë sporti dhe ortopedike, e themeluar më 1927, shkruan albinfo.ch.
A e dinit që prodhimi tani kryhet në Shqipëri?
Përgjigjja është se po, kjo firm shumë e famshme në Zvicër, prodhimin e saj e kryen në Tiranë, me kualitet të lartë.
Barbara Artmann – pronare dhe drejtoreshë menaxhuese – e barti linjën e prodhimit pranë Tiranës më 2018. Cilësia e lartë, inovacioni dhe ‘zviceraniteti’ mbeten thelbësore për Künzli.
Ajo gjithashtu punësoi shumë gra shqiptare që ishin të papuna dhe sot gëzon një staf të mirë dhe shumë produktiv në prodhimin e këtyre këpucëve që janë shumë të njohura në Zvicër. /Albinfo.ch







