Më 28 janar të vitit 1896 është vendosur gjoba e parë në histori.
Walter Arnold nga Mbretëria e Bashkuar u kap ndërsa ecte me shpejtësinë 13 kilometra në orë, në një zonë ku maksimumi i shpejtësisë që lejohej ishte 3 kilometra në orë, transmeton Scan.
Automobilisti i parë i gjobitur e kishte “këmbën shumë të rëndë” dhe e kishte shkelur me 10 kilometra mbi limitin e shpejtësisë, përcjell albinfo.ch.
Në ditët e sotme kjo mund të na bëjë për të qeshur, por në ato vite limiti i shpejtësisë në rrugët më të mira ishte 6 kilometra në orë.
Dhe, nuk është vetëm kjo që mund të na bëjë të qeshim: Arnold u bllokua nga një polic që e ndoqi me biçikletë…