Kështu ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, sipas të cilit qeveria Kurti ka zgjedhur momentin më të keq për të shkaktuar këtë krizë politike, transmeton Kosovapress.
Sipas tij, kriza politike, e cila po ndodh në kohën kur qytetarët e Kosovës janë të prekur nga pandemia globale COVID-19, është akt i papërgjegjshëm i koalicionit VV-LDK.
Bytyçi theksoi se PDK shumë shpejt do të dalë me një qëndrim konkret për këtë situatë të krijuar.