Duke qenë se jemi në kohën kur në qendër të vëmendjes është taksa për mallrat serbe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës ka kërkuar një takim sot gjatë ditës. Kreu i qeverisë në letrën e tij kërkon që të bashkërendojnë veprimet për politikën e jashtme.
Kryeministri shtoi më tej se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin. “Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona, të cilat përveç suksesit, do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare”, thuhet në letrën e Kurtit.
Kreu i ekzekutivit ka vënë në dispozicion të presidentit tri orare për takim, atë në orën 09:00, në orën 13:00 si dhe në orën 18:00, përcjell albinfo.ch.