Një tjetër finale angleze në garat evropiane, mund ta kemi edhe në Europa League.
Përveç Ligës së Kampionëve, ku në finale janë dy skuadrat angleze Liverpooli e Tottenhami, gjasat janë të mëdha që edhe finalja e Ligës së Evropës, të luhet ndërmjet dy ekipeve angleze.
Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales në garën e dytë evropiane, ku Arsenali dhe Chelsea mund të shkojnë në finale, përcjell albinfo.ch.
Arsenali luan si mysafir i Valencias, me ndeshjen e parë të përfunduar në favor të londinezëve, që fituan 3:1.
Në ndeshjen tjetër, Chelsea në Londër është nikoqir i Frankfurtit, derisa ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar 1:1, rezultat që i jep avantazh Chelseas. Të dy këto sfida do të nisin nga ora 21:05.