Se do të jetë kështu, “është i sigurt” menaxheri i Google, Bill Maris, tek flet për të ardhmen e gjinisë njerëzore. Për të është fare e qartë se përparimi i mjekësisë krahas përmirësimit të aparatit lëvizës mund ta pesëfishojnë jetën e njeriut në të ardhmen.
Për të dëshmuar se sa i sigurt është në këtë vizion, Maris ka vendosur që një pjesë të madhe të parave të fituara nga Google ta investojë në kërkimet shkencore kundër plakjes.
Por, shkencëtarët neurologë nuk e ndajnë mendimin me bosin e Google-s. Ata ngulin këmbë se kufiri më i lartë që mund ta arrijë jetëgjatësia e njeriut nuk kalon përtej 120 vjetëve.