Në një prononcim për mediat kosovare, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së.
Tahiri në Konventën e PDK-së, ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie, tha se rikthimi i saj në shtëpinë e saj në PDK është normale, pasi ajo për një periudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.
“Çitaku gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, për një përiudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.
Rikthimi i saj në shtëpinë e saj është normale. Ajo sot do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së”, tha Tahiri.