Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dhënë një përgjigje të prerë për gazetarët, pasi u pyet nëse do të jepte dorëheqjen nga posti që mban për shkak të zhvillimeve politike dhe asaj që ai e quan ‘kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve’, si Gjykata Kushtetuese.
Ai tha se do jetë në detyrën e kreut të shtetit deri më 24 korrik 2022.