Pandemia koronavirus ia ka prishur çdo llogari dhe plan UEFA-s.
Mediumi britanik “The Times” shkruan se shtëpia e futbollit evropian po e merr në konsideratë heqjen e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, përcjell GE.
Mbetet të shihet se si dhe kur mund të zhvillohet kjo fazë, ku marrin pjesë edhe klubet kosovare.
Sezoni i ri i garave evropiane është paraparë të nis në muajin tetor.
Dhe, pasi sezoni aktual i Champions e Europa League nuk ka përfunduar ende, janë shtuar dyshimet për ta gjetur një hapësirë për fazën eliminuese të sezonit 2020/2021.
Gjithçka do të varet nëse sezoni aktual i këtyre dy turneve mund të mbyllet në muajin gusht.