Janë ditët më të nxehta të vitit, që sipas meteorologëve do zgjasin deri 23 gusht. Të premten pritet të regjistrohet edhe rekordi i temperaturës më të lartë në Europë, shkruan srf.ch.
Rekordi i deritanishëm: Athina nga 1977
Në korrik 1977 në Athinë është regjistruar temperatura më e lartë në gjithë historinë e Europës: 48 gradë. Dhe ky rekord rrezikohet gjatë ditës së sotme. Konkretisht në Spanjë dhe Portugali, përcjell albinfo.ch. Përndryshe temperatura më e lartë në historinë e Zvicrës është llogaritur 41.5 gradë.
Si matet një rekord?
Për t’u pranuar një temperaturë si rekord, duhet të vlejnë rregullat e Organizatës Botërore të Meteorologëve. Temperatura duhet të matet 2 metra mbi bar ose mbi rërë në vende si Sahara. Masa matëse duhet të qëndrojë në hije dhe të ketë ventilim. Termometri i autoveturave nuk merret për bazë.
Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Europë është në Ust ‘Schugor, Rusi: -58.1 °C