Zvicra bën pjesë në mesin e vendeve që shpenzojnë më së shumti për arsimin në gjithë botën. Nga të gjitha vendet anëtare të OECD-së vetëm Luksemburgu investon më shumë se Zvicra për nxënësi dhe studentët e vet.
Zvicra gjatë vitit 2012 ka dhënë 17.485 dollarë për një person që kryen shkollimin në të gjitha fazat e arsimit. Kjo shifër është publikuar në studimin e OECD-së “Arsimi me një shikim 2015”.
Mesatarisht vendet e OECD-së për arsim japin nga 10.220 dollarë ndërsa vetëm Luksemburgu 22.545 dollarë.
Shkalla e lartë e financimit për arsim në Zvicër shpjegohet me faktin se mësuesit marrin paga dukshëm më të larta se në vendet tjera. Kështu një mësues i fillores në këtë vend paguhet pothuajse dyfish më shumë se kolegët e tij në vendet e OECD-së.