Bundeswehri do të vazhdojë misionet e veta në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë për një vit tjetër. Bundestagu debatoi të enjten propozimet e qeverisë gjermane në lidhje me praninë e sigurisë të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR) dhe operacionin e sigurisë të udhëhequr nga BE në Bosnjë dhe Hercegovinë (EUFOR ALTHEA) dhe ia referoi propozimet komisioneve për shqyrtim të mëtejshëm, trnsmeton albinfo.ch.
Numri i ushtarëve të vendosur do të mbetet konstant.
Ashtu si dhe më parë, deri në 400 ushtarë do të qëndrojnë në Kosovë. Ata do të mbështesin “zhvillimin e një Republike të qëndrueshme, demokratike, shumëetnike dhe paqësore të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Parlamendtit Gjermn (Bundestag).
Fokusi është në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si një “organizatë sigurie e kontrolluar demokratikisht, shumëetnike dhe aktorë të tjerë brenda kornizës së reformës së sektorit të sigurisë në përgatitje për integrim të mëtejshëm në strukturat euroatlantike”, përcjell albinfo.ch.
Numri i ushtarëve të vendosur në Bosnjë dhe Hercegovinë mbetet gjithashtu konstant në 50. Edhe këtu, trajnimi – në këtë rast, i forcave të armatosura boshnjake – është objektivi kryesor. Misioni qendror i EUFOR ALTHEA mbetet mbështetja e Bosnjës dhe Hercegovinës në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, shkruan qeveria gjermane. Ky mision rrjedh nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit të vitit 1995.