Mbrojtësi i majtë 21 vjeçari, me origjinë nga fshati Miratoc i Luginës së Preshevës kishte nisur që nga mosha 5 vjeçare të luaj futboll në ekipin e Baselit. Një kohë ishte pjesë e e klubit jo shumë të njohur “BSC Old Boys”, ndërsa që nga marsi i vitit 2014, ai nënshkroi kontratë profesioniste deri në vitin 2016 më klubin e “Luzern”-it.
Gjatë ndeshjeve që ka zhvilluar më klubine elitës zvicerane, Aliti ka qenë shtyllë kyçe për mbrojtjen e Luzern-it, ku pos evitimit të rrezikut, ai është dalluar edhe për krosimet e tij si dhe më furnizimin e topave nga mbrojtja për në sulm, njofton “albinfo.ch”.
Në korrik të këtij viti, në ndeshjen përgatitore që Luzerni e humbi nga Borussia Dortmund me rezultat 1-4, ai pati një lëndim që nuk arriti më të kthehet në formën e mëparshme.
Fidan Aliti është i vetmi futbollist nga Presheva që është pjesë e kombëtares shqiptare, ndonëse jo i ftuar në listën e fundit të De Biazit për ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian.