Skip to content

Kapen edhe 16 kosovarë duke hyrë ilegalisht në Gjermani

Katër femra dhe 12 meshkuj qysh gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se kërkojnë azil

Nga 30 janari deri më 1 shkurt autoritetet policore të Dresdenit kanë zënë 16 emigrantë ilegalë të cilët kanë shfrytëzuar linjat e trenave ndërkombëtarë për të ardhur në Gjermani.

Grupi i parë i kapur të premten në trenin Eurocity 174 përbëhej nga pesë shtetas kosovarë të moshave 15 deri 56 vjeçare. Ndërsa të dielën në trenin Euro-Night të linjës 476 janë kapur edhe 11 kosovarë të tjerë të moshave 15 deri 51 vjeçare. Të gjithë personat e kapur kanë pasur vetëm dokumentacion kosovar dhe u kanë munguar dokumentet që mundësojnë qëndrimin në Gjermani.

Katër femra dhe 12 meshkuj qysh gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se kërkojnë azil. Pas kësaj ata u janë dorëzuar autoriteteve për të huaj të landit të Saksonisë, në Chemnitz.