Zvicra është një vend shumëgjuhësh, por çka nëse e gjeni veten në transportin publik dhe nuk kuptoni gjermanisht, frëngjisht apo italisht?
Kjo është arsyeja pse disa operatorë të tramvajit dhe autobusëve duan t’i bëjnë njoftimet e tyre edhe në anglisht.
Një nga pionierët e kësaj lëvizjeje është PostBus.
“Meqenëse trafiku turistik është shumë i rëndësishëm, ne do të dëshironim të jemi në gjendje të ofrojmë gjithnjë e më shumë informacion në anglisht në të ardhmen”, sipas zëdhënëses Katharina Merkle.