Skip to content

Rrahmani, në ekipin më të mirë të xhiros në Rumani

Mësohet se sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së 24-t në kampionatin e Rumanisë, përcjell albinfo.ch. Ai në fundjavë shënoi gol në fitoren 2:1 të Rapid Bukureshtit ndaj Otelulit. Dhe, ka zënë vend në ekipin e xhiros, të paraqitur në faqen zyrtare të ligës rumune. Rrahmani po […]

Mësohet se sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së 24-t në kampionatin e Rumanisë, përcjell albinfo.ch.

Ai në fundjavë shënoi gol në fitoren 2:1 të Rapid Bukureshtit ndaj Otelulit.

Dhe, ka zënë vend në ekipin e xhiros, të paraqitur në faqen zyrtare të ligës rumune. Rrahmani po vazhdon me formë të lartë te Rapidi, edhe pas kthimit nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushe.

Në nëntë ndeshjet e deritashme ka shënuar tetë gola, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime. Nuk është hera e parë që ka zënë vend në ekipin e xhiros në kampionatin rumun.