Piktori shqiptar nga Zvicra, Ramë Dardania, ka bërë të ditur se vitin 2024 do ta nisë me një ekspozitë në qytetin e lashtë, Romë, shkruan albinfo.ch.
“Është një kënaqësi për mua që vitin 2024 ta filloj me ekspozitën e radhës.”
Nga data 12 janar deri më 25, pas ekspozitës së suksesshme në Milano, pikturat e Ramës do të transferohen në Galerinë e njohur të Artit Medina në qytetin e bukur, në Romë të Italisë.
“Është një nder për veten time, familjen dhe vendin tim nga vij. Do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyeshme për të paraqitur artin tim në një skenë ndërkombëtare dhe për të përhapur kulturën dhe talentin e vendit tonë. Shpresoj që ekspozita të jetë e suksesshme dhe të sjellë vlerësimin e njëjtë me ekspozitën e Milanos”, ka shkruar Ramë Dardania.



