Njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Përmes një shkrimi në Facebook, Vitija ka uruar për heqjen e vizave për mjekët dhe infermierët.
Sipas tij, tani ata do ta kenë më të lehtë ikjen nga Kosova.
“Urime heqja e vizave për mjekët dhe infermierët. Tash do ta kenë edhe më të lehtë ikjen nga Kosova”, ka shkruar ai.
Përndryshe, një numër i madh i mjekëve ikin nga Kosova për në Evropë, arsye kjo për shkak të kushteve jo të mira në vendin tonë.