Skip to content

Dy viktima dhe mbi 900 raste me koronavirus në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën dy viktima dhe 952 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit. Në këtë peridhë janë testuar 2.619 mostra, që nënkupton se 36.34 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Raste aktive janë 7.837. Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina […]

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën dy viktima dhe 952 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.

Në këtë peridhë janë testuar 2.619 mostra, që nënkupton se 36.34 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Raste aktive janë 7.837.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.